Kreatori i njohur i modës Ludo Lee, i cili është një ndër shqiptarët e suksesshëm në Zvicër, shpesh herë ka qenë shumë pranë yjeve botëror, për shkak të punës së tij.

Ai ka me mijëra fansa të cilët ndjekin vazhdimisht kreacionet e tij të reja me anë të rrjeteve sociale.

Së fundmi, ai ka publikuar në Instagram Story një fotografi, ku shfaqet përkrah aktores së njohur botërore Eva Longoria.

Ludo Lee dhe Eva Longoria. Foto nga: Instagram Story

Mesa duket, Ludo Lee është një prej personazheve më të pëlqyera nga yjet, për të qenë shoqërues i tyre në evente të tilla.

Kujtojmë që ai ishte edhe në Kosovë në vitin 2013, ku kishte ardhur për të ndjekur nga afër “Videofestin Muzikor”, gjersa në tapetin e kuq kishte parakaluar përkrah këngëtares shkupjane, Adelina Tahirit.

PËRGJIGJU