Ndeshja e kthimit në mes të Realit të Madridit dhe Bajernit të Minhenit u mbyll me rezultat 1:2 për Bajernin, rezultat ky që detyroi të luhej vazhdimi dy herë nga 15 minuta, pasi që edhe ndeshja e parë në Minhen mbaroi me rezultat identik.
Gjatë tërë ndeshjes Bajerni ishte më i mirë në lojë dhe e dominoi lojën, por sikur se në ndeshjen e parë ashtu edhe në ndeshjen e kthimit ishte referimi skandaloz ai që i mundësoi Realit kualifikimin në gjysëmfinale të Ligës së Kampioneve. Në ndeshjen e parë Bajerni luajti një pjesë të madhe të ndeshjes me 10 lojtar shkaku i përjashtimit me karton të kuq i lojtarit të Bajernit, kurse njejtë edhe sonte, kur shihej se Bajerni po e dominon lojën doli në skenë referi hungarez i cili padrejtësisht përjashtoi me të kuq Alexis Vidal dhe e nxorri Realin nga humbja e sigurt. E kupa u mbush kur Ronaldo nga pozicioni i pastër jashtëloje shënoi golin e barazimit.
Siduket, egziston një rregull e pashkruar nga ana e UEFA-s që ekipet spanjolle duhet të favorizohen me çdo kusht në garat e Ligës së Kampioneve./rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU