Përbërësiit janë:
• 500 gr mish i grirë
• 100 gr bukë e grirë
• 2 vezë
• 100 gr ullinj
• 200 gr djathë pice
• 2 vezë të ziera
• 3 karrota
• 200 gr proshutë
• Kripë, rozmarinë, rigon, piper, majdanoz dhe selino

Përgatitja: Në një tenxhere të vogel ziejmë vezët dhe më pas karrotat.
Në një tas vendosim mishin e grirë, vezët, bukën e grirë, kripë dhe të gjitha erzat, i trazojmë mirë e mirë deri sa të bëhet mishi një trup.
Më pas marim një letër furre dhe shtrojmë si petë mishin e grirë, më pas shtrojmë proshutën, djathin, karrotat, ullinjtë dhe vezët.
E mbledhim me kujdes rrolenë e mishit që të ngjitet mirë dhe në fund vendosim kruajtese dhëmbësh për të qëndruar mirë roleja sepse gjatë pjekjes edhe mund të hapet.
Ju bëftë mirë/ RTVPresheva.com

PËRGJIGJU