Përbërësit:
• 500 gr miell
• 2 vezë + 1 të bardhë të vezës
• 1 lugë gjelle sheqer
• ½ lugë gjelle uthull molle
• ½ lugë gjelle kripë
• 250 ml qumësht të nxehtë
• 100 gr margarinë (ose gjalpë)
• 20 gr kfasac (fare e bukes) e freskët
Përgatitja:
Kfasaci (maja) përgatitet me pak qumësht të nxehtë, 1 lugë sheqer dhe 1 lugë miell.
Presim deri sa të dendësohet (fryhet).
Miellin e përgatisim me të gjithë përbërësit, përveç margarinës (gjalpit).
Krijojmë brumin dhe e lemë të pushojë (vijë). Nga ky brumë formojmë 8 kuleçë, 2 petë nga 4 kuleçe.
Tre kuleçëve të parë u hedhim margarinë (gjalpë) kurse I fundit (4) nuk lyhet.
Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për petën e dytë.
Të dy petët mbështillen në formë role, veç e veç, më pas roletë priten në copa, në formë trekëndëshi, vendosen në tepsi dhe lihen të vijnë.
Përmbi lyhet me një të kuq të vezës të rrahur me një lugë vaj.
Sipër u hidhet susam apo farë e zezë. Piqet 10 minuta në temperaturë 180 gradë, pastaj zvoglohet temperatura në 160 gradë dhe vazhdon pjekja për 30 minuta.
Procedurën e recetës mund ta ndiqni në fotot hap pas hapi që besoj se do ju lehtësoj mënyrën e përgatitjes. Ju bëftë mirë:/ RTVPresheva.com

PËRGJIGJU