Të gjithë flasin se nuk do të luajë më futboll, por këtë fjalë nga goja e tij akoma askush nuk e ka dëgjuar

ROMË – Marcelo Lippi, trajneri i përfaqësueses të futbollit të Kinës dhe dikur edhe i Italisë, ka thënë se dhjetë ditë më parë, ka biseduar me Francesco Tottin dhe se kapiteni i Romës nuk i ka përmendur se do të dalë në pension.

Lippi në vitin 2006 si një trajner i përfaqësueses udhëhoqi vendin e tij deri në titullin e kampionit të botës, ku pjesë e ekipit ishte dhe Totti. Edhe pse ai kurrë nuk është ulur në stolin e Romës, Lippi ka ruajtur raportet e afërta me Tottin.

“Fola me Francescon dhjetë ditë më parë, por nuk më tha se do të dalë në pension. Të gjithë flasin se nuk do të luaj më futboll, por këtë fjalë nga goja e tij akoma askush nuk e ka dëgjuar. Kur bëhet fjalë për kampionin, ikonën e qytetit, askush tjetër, përpos atij nuk guxon të flasë për daljen në pension”, ka thënë Lippi. aa

PËRGJIGJU