Kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, gjegjësisht Komuna e Bujanocit ka njoftuar sot se kanë arritur të fitojn projektin kapital prej 200.000 euro nga Unioni Evropian për sigurimin e paisjeve për Qendrën e grumbullimit dhe përpunimit të mbeturinave (Transfer Stacionit) i cili do të funkcionalizohet deri në fund të këtij viti. Në njoftim thuhet:

200 mijë euro për Bujanocin

Sot edhe zyrtarisht u konfirmua aprovimi i projektit në vlerë prej 200 mij euro për Komunën e Bujanocit.

Unioni Europian po vazhdon të përkrahë përpjekjet tona të përditshme.

Me këtë projekt ata drejtëpërdrejt po përkrahin sigurimin e paisjeve për Qendrën e grumbullimit dhe përpunimit të mbeturinave (Transfer Stacionit) i cili do të funkcionalizohet deri në fund të këtij viti./rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU