Refik Z. nga Miratoca i dyshuar për vrasjen e Nijazi Ibrahimit

Refik Z., 24 vjeçar nga Miratoca e Preshevës dyshohet për vrasjen e gjashtëvjeçarit Nijazi Ibrahimi, kanë njfotuar të shtunën mediat serbe duke iu referuar burimeve nga policia. Policia ka zbuluar edhe armën me të cilën dyshohet se është kryer vrasja makabre e djaloshit. Policia ka bërë të ditur se arma është pastruar për t`i fshehur gjurmët e krimit, mirëpo prapë ka pasur shenja gjaku të kryerjes së veprës. Kjo armë e ftohtë është dërguar në ekspertizë të mëtutjeshme për ta vërtetuar saktësinë e dyshimit.

Trupi i pajetë i Nijazi Ibrahimit është zbuluar të mërkurën në një shtëpi të pabanuar i mbuluar me një derë. Mësohet se Refik Z. është familjar i viktimës. Disa banorë të fshatit kanë pohuar se motivet e vrasjes mund të jenë për shkak të ngaterrasave ndërfamiljare dhe për hakmarrje. Disa banorë të Miratocit kanë deklaruar gjithashtu se ditën e krimit e kanë parë për herë të fundit Nijazi Ibrahimi në shoqëri të një fëmije tjetër duke u kthyer nga enti parashkollor. Trupin e pajetë të Nijazi Ibrahimit e ka zbuluar mixha i tij në një shtallë në afërsi të shtëpisë. Gjashtëvjeçari, Nijazi Ibrahimi ka jetuar me prindërit dhe dy vëllezërit e tij më të moshuar në një shtëpi dhjetëra metra nga vendi ku është gjetur i vrarë.

Shtalla ku ka ndodhur krimi


Vendi ku është gjetur trupi i pajetë
________________________________________________________________________________

Pjesëtarët e policisë së Preshevës kanë dërguar te gjyqtari hetues në Gjykatën e Lartë të Vranjës një mashkull me moshë rreth 24 vjeçar nga fshati Miratoc, si të dyshuar për vrasjen e 6 vjeçarit Nijazi Ibrahimi, ka njoftuar të premten stacioni policor në Vranjë.

Zëdhënësi i stacionit policor në Vranjë, majori Miroslav Ristiq ka deklaruar se ka përfunduar raporti i autopsisë dhe se ai do t’i dorëzohet gjykatësit hetues në Gjykatën e Lartë, Nada Çoviq.

Motivi i vrasjes makabre të Nijaziut nuk është zbuluar akoma edhe pse i dyshuari kryesor është një i afërm i viktimës, ka mësuar presheva.com.

Policia ka njoftuar se identiteti i të dyshuarit do të bëhet i njohur pas grumbullimit të dëshmive për vrasjen.

________________________________________________________________________________

Në varrezat e fshatit Miratoc, u bë varrimi i fëmijës gjashtëvjeçar Nijazi Ibrahimit dje në orët vona, pas faljes së namazit të akshamit.

Nijaziu në rrethana ende të panjohura ditën e mërkurë është gjetur i vrarë rreth orës 18.00 në aneksin e një shtëpie të pabanuar në lagjen ku ka jetuar viktima.

Lamtumirën e fundit ia dhanë bashkëmoshatarët e tij, edukatoret, familjarët, bashkëfshatarët dhe qytetarë të tjerë.

I lehtë i qoftë dheu!

Subscribe to Comments RSS Feed in this post

10 Komente

Përgjigju

Email adresa juaj nuk publikohet. Fusha e kërkuar janë shënuar *

*
*