Ferhat Hoxhaj, 34 vjeçar nga Prijepolje në Serbi, është dëshmia se pak për dikë do të thotë shumë për dikë tjetër.

Ai është pronar i disa furrave të bukës dhe jep bukë falas për të gjithë ata që nuk kanë mundësi për të blerë.

E së fundmi ai ka filluar një praktikë të re, duke ofruar bukë falas për të gjithë bashkëqytetarët e tij.

Në katër furrat e tij para një javë janë vendosur mbishkrimet që të gjithë qytetarët mund të marrin nga dy bukë në ditë falas.

“Kjo nuk është një fushatë, është vullneti i mirë. Është shumë e rëndësishme që njerëzit në qytetin tonë të jenë plot. Besoj se kudo në botë ka kësi praktika, vullnet të mirë për të mirën e popullit” ka thënë Hoxhaj./rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU