Lajm i madh për Kosovën, Pence: Kosova së shpejti në NATO

0
47

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, ka thënë sot në Podgoricë se Kosova shumë shpejt do të bëhet pjesë e NATO-s.

Sipas Pence,SHBA-të do të vazhdojnë të përkrahin proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, përfshirë këtu edhe dialogun me Serbinë.

“SHBA do të angazhohet që të eleminohen të gjitha pengesat që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut dhe për të ardhme në NATO. SHBA vazhdon të përkrahë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve e për fqinjësi të mirë. SHBA është mirënjohëse për luftimin e terrorizmit dhe përgëzon suksesin në parandalimin e sulmeve terroriste të planifikuara në territorin e Shqipërisë, të Maqedonisë e të Kosovës”, ka thënë Pence./rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here