Emigranti turk në Gjermani dorëzon në polici valixhen e gjetur me 1.1 kg ar

0
64

Një emigrant turk me vendbanim në Gjermani ka bërë një vepër humane duke dorëzuar në polici një valixhe të gjetur, por që më vonë ka rezultuar të ketë pasur brenda saj një pasuri të vërtetë, raporton Anadolu Agency (AA).

Yakup Yilmaz, një emigrant me origjinë nga qyteti Igdir në lindje të Turqisë, ka qenë duke pushuar në një stol para një banke në rrugën “Karl Marx” në Berlin, dhe në një moment, ai vëren një çift duke vëzhguar një valixhe të lënë në afërsi të stolit ku ka qenë duke pushuar.

“Gruaja e hapi valixhen dhe u shfaq një dokument dhe një kartë identiteti. Kur pashë dokumentin, thash në vete se kjo valixhe ka një pronar”, tha Yilmaz, i cili kishte kërkuar nga çifti që valixhen ta dorëzojnë në polici, mirëpo siç thotë, ata nuk e kishin kuptuar sugjerimin e tij.

Yilmaz kishte marrë valixhen dhe më të kontrolluar brendinë e saj, kishte zbuluar diçka të jashtëzakonshme.

“Kishte shumë dokumente, por ajo që më ra në sy ishte një zarf, në të cilin kishte para. Pastaj zbulova diçka të rëndë të mbështjellë me letër, të cilën pasi e hapa pashë se bëhet fjalë për ar”, rrëfen emigranti turk në Gjermani.

Vetëm pasi dërgoi valixhen në polici, Yilmaz kuptoi vlerën e sendeve brenda saj, pasi policia i kishte konfirmuar se në valixhe ka pasur 1.110 gram ar të vlefshëm me 49.000 dollarë, 3.500 euro para të gatshme dhe tetë monedha të argjendit.

Për shumë njerëz, joshja për të mbajtur thesarin e zbuluar do të ishte e parezistueshme, por ja që Yilmaz, i cili emigroi në Gjermani në vitin 1992 dhe që aktualisht jeton nga një pension invalidor, vendosi ta dorëzoj në polici.

“Kur pashë pasurinë, zemra ime nuk u lëkund as për një çast të vetëm. Nuk ishte pasuri e imja. Nuk e kam merituar, pasi nuk e kisha fituar vetë”, rrëfen ai.

Ajo që e bënë të lumtur emigrantin turk thotë se janë përqafimet e turqve të tjerë në Gjermani të cilët i kanë thënë se vepra e tij i ka bërë të ndjehen krenarë sepse demanton paragjykimet kundër tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here