Ku është tani prokuroria? Përçmoni, përbuzni, pështyni, kudo që ti takoni femrat me mbulesë…

0
126

Ish përfaqësuesi i lartë i LPK-së në Gjermani, Ibrahim Kelmendi, i njohur si anti islamist i përbetuar dhe që kohën më të madhe e kalon duke shkruar shpifje e fyerje kundër fesë islame, kësaj here ka bë një apel kundër femrave me mbulesë.

“Përçmoni, përbuzni, pështyni, kudo që ti takoni, sepse ato po na e përçmojne dhe rrezikojne identitetin tonë etnik me agresivitetin e tyre muhamedano-vehabist, të manifestuar përmes uniformës “shami”, “burka”, “ferexhe”!

Në Kuran nuk ekziston përcaktim obligues për të mbuluar femrat kokën dhe fytyrën. Përse atëherë këto mercenare të shpifura të islamit fashistoid (vehabi) duhet të mirëkuptohen e tolerohen në trojet tona etnike?!”, ka shkruar Kelmendi, ky fashizoid. Ofendimet e tij në adresë të femrave me mbulesë nuk kanë përfunduar me kaq, transmeton Gazeta Lajm.

“Përndryshe, le të urdhëron ndonjë klerik ose teolog mysliman, te ofron fakte burimore, nga te cilat del se femra myslimane është e detyruar ta mbulon kokën.

Edhe zgërdhirja e tyre gjatë fotografimit dëshmon se ato nuk bartin “shamija” për shkak të bindjes fetare, por pse janë mercenare të islamit fashistoit; Muhamedi i ka ndaluar shfaqjen e njerëzve përmes fotografive, skulpturave…

Edhe më shumë përçmim, përbuzje, pështymje mashkujve shqipfolës, që bartin mjekrra e veshje “muhamedane”!

Atdheu dhe liria duhet të mbrohen kurdoherë, nga secili agresivitet kulturor e fizik!

Ndërgjegjësim, guxim e veprim SHQIPTAR kundër këtij agresiviteti, në vend të durimit e indiferencës, meqë ky agresivitet mund të merr përmasa barbare, me pasoja akoma më të mëdha, se këto që po na i shkakton tani”, ka shkruar Kelmendi.
Thirrja për sulme ndaj njerëzve do duhej të mjaftonte që ky person më e pakta të ishte tani më prapa grilave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here