Zgjedhjet e reja të pa pranushme për qytetarët e Preshevës

0
430

Pas 24 qershorit gjegjësisht seancës së fundit të Kuvendit Komunal në Preshevë ndodhi një bllokim i rrjedhave të seancave të Kuvendit Komunal , situatë kjo që mund të vazhdoj deri tre muaj në formimin e organit të përkohshëm e që kjo situatë reflektohet në radhë të parë e pa pranueshme për qytetarët e komunës së Preshevës, ka thënë kështu për Radiotelevizionin Presheva zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës Reshat Neziri.
Sipas tij më mirë do të ishte formimi edhe një shumicës tjetër nga aktualja se sa të shkohet në zgjedhje të reja duke pasur parasysh faktin se në vitin tjetër do të ketë sërish zgjedhje të rregullta të Këshillit Nacional e që për qytetarët do të jetë obligim ti përgjigjen zgjedhjeve dy herë brenda një viti.
Përndryshe sa i përket funksionimit të partneritetit të koalicionit aktual pushteti lokal funksionon në mënyrë të rregullt dhe mjaft të mirë ka thënë veç tjerash zoti Neziri./rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here