Vandalizëm në Preshevë-demolohet pushimorja

0
231

Vaxhid Sahitin biznesmen nga Presheva kohë më parë kishte investuar mjete të konsiderueshme vetanake që përskaj rrugës, në trollin e vet të ndërtoj një pushimore për qytetarët e shumtë të cilët frekuentojn rrugën nga varrezat e qytetit drejt fshatit Zhunicë, kryesisht për shëtitje dhe aktivitete sportive. Thuaja se ishte e pamundur të kalosh aty dhe mos të takosh njerez duke u çlodhur në pushimoren e Vaxhidit.
Por si duket edhe kjo vepër e mirë dhe humane disa vandalëve u pengoi pasi që mbrëmë kjo pushimore është demoluar gati se në tërësi. Nuk dimë ende se a është paraqitur rasti në polici, por do ishte mirë që personi, apo personat që kryen këtë vepër të shëmtuar të kapen sa më parë nga organet kompetente dhe të marin dënimin e merituar.
Më poshtë mundeni të shihni disa foto të cilat portali rtvpresheva.com i ka siguruar nga vendi i ngjarjes./rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here