Pritje madhështore për mërgimtarët këtë verë në Preshevë(foto)

0
208

Mërgimtarët e shumtë të Luginës së Preshevës në çdo verë na gëzojnë me ardhjet e tyre në vendlindje. Ata edhe pse i kanë parakushtet që pushimet e tyre ti kalojnë në qendrat e ndryshme turistike pushimet e tyre nuk hezitojn që ti kalojnë në vendlindje. E sa ne dimë ti presim mirë, këtë duhet ta thonë vet mërgimtaret tanë. Ende pa na ardhur mërgimtarët disa subjekte politike u ngutën që të vendosin banderolla në qytet ku mërgimtarëve u dëshirohej mirëseardhje dhe dukej se ndoshta këto subjekte do jenë organizuar që këtë vit të organizojn diçka për mërgimtaret, por si duket këto banderolla ishin vendosur vetëm për ti joshur mërgatën për votat e tyre shkaku se përflitej që në gusht mundet të ketë zgjedhje në Preshevë.

Por si duket, ishte Shtëpia e Kulturës që nuk na la të koritemi me mërgatën tonë pasi që pas më shumë se dhjet viteve, drejtori i këti institucioni Gani Veseli riktheu Festivalin e Shoqërive kulturo artistike, festival ky që dikur e bënte Preshevën të njohur në të gjitha trojet shqiptare. Festivali u mbajtë falë përkrahjes së parezervë nga Kryetarja e komunës znj.Ardita Sinani dhe pushtetit lokal. Shoqërit kulturo artistike nga Kosova, Shqipëria, Ilirida dhe nga Presheva së pari defiluan rrugëve të Preshevës e më pas i argëtuan qytetarët dhe mërgimtaret tanë në oborrin e Shtëpis së kulturës.
Numri i konsiderushëm i mërgimtarëve që përcollën këtë eveniment u ndanë mjaft të kënaqur./rtvpresheva.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here