Real Madrid do të luajë finalen e nëntë brenda katër viteve në të gjitha garat.

Madrilenët kanë arritur një rekord të pabesueshëm duke fituar tetë trofe në po aq përballjet e fundit.

Humbja e fundit në një finale ishte e zezonës 2012/13, kur pësuan në finalen e Copa del Rey kundër rivalit lokal, Atletico Madridit.

Reali ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve, dy herë Superkupën e Evropës dhe po aq herë Botërorin për klube dhe njëherë Copa del Rey.

Të martën, Los Blancos do të përballen me Manchester United në Superkupën e Evropës, një garë që mbretërit e kanë fituar dy herë në vitin deri më tani, gjegjësish në vitin 2014 dhe 2016, ku ka triumfuar në të dyja kundër Sevillas.

Mbetet të shihet nëse do të humbas në ndeshjen e së martës që do të zhvillohet në Shkup.

PËRGJIGJU