Ronaldo dëshiron kthim në Angli

0
29

Cristiano Ronaldo ditë më parë është paraqitur në një gjykatë spanjolle për mos pagesë të tatimeve.

Portugezi ka hedhur poshtë pretendimet e prokurorëve se nuk ka paguar tatimin në vlerë mbi 14.5 milionë euro.

Ai ka thënë ndër të tjerash se kurrë nuk ka pasur probleme me taksat në Angli dhe se për këtë arsye dëshiron të rikthehet.

“Në Angli kurrë nuk i kam pasur këto probleme, Atje i kam paguar gjithmonë ashtu sikur se këtu. Nuk kam asgjë çka të fsheh”, mësohet të ketë thënë Ronaldo.

“Kjo është edhe arsyeja pse dua të kthehem atje”, ka thënë ndër të tjerash portugezi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here