Neymar humbet debutimin me PSG

0
22

Pas transferimit të bujshëm në Francë, Neymar humbet debutimin me Paris Saint Germain. Problem është dokumenti i nevojshëm për të përfunduar kalimin e sulmuesit nga Barcelona te parizienët. Kjo bëri që braziliani të mos jetë në dispozicion të trajnerit Unai Emery, për ndeshjen e parë të kampionatit në League 1 përballë Amiensit.

Dokumenti i transferimit në Federatën Franceze nga homologia spanjolle duhej të mbërrinte në Paris brenda mesnatës së të premtes, që ishte edhe afati i fundit për aktivizimin e futbollistit këtë të diel. Por në fakt nuk ndodhi kështu. Neymar duhet të presë ndeshjen e javës së dytë, në fushën e Guingamp për të luajtur me fanellën e Paris Saint Germain. Edhe tifozët parizienë duhet të presin për të admiruar idhullin e tyre të ri.

Ky fakt nuk e zbehu entuzuazmin e mbështetësve për blerjen më të shtrenjtë në histori, për të cilin në arkat e Barcelonës u derdhën 222 milionë euro, ekuivalenti i shifrës së përcaktuar në klauzolën për prishjen e kontratës. Mes entuziazmit dhe euforisë, tifozët e Paris Saint Germain nxituan të blinin fanellën me emrin e Neymar Jr dhe vetëm në harkun e katër orëve të para, klubi francez përfitoi 10 milionë euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here