Vezet e kontaminuara, fajtor shteti Belg

0
60

Belgjika ka pranuar se kanë qenë të informuar qysh nga muaji qershor se vezët që vinin nga fermat holandeze mund të kishin qenë të kontaminuara me një insekticid, një muaj para se çështja të bëhej publike.

Testet laboratorike zbuluan te vezët holandeze praninë e kimikatit fipronil, i cili mund të dëmtojë veshkat, mëlçinë dhe gjendrat e tiroides.

Supermarketet në Belgjikë, Gjermani Holandë dhe Zvicërr kanë hequr nga tregu vezët, që dyshohet të jenë të kontaminuara. Në Gjermani jan të prekura pothuajse të gjitha shitoret e artikujve ushqimorë, Në Zvicërr është prekur Migros dhe Coop me vezët Budget dhe Price Garantie. Një zyrtar gjerman tha se, deri në 10 milionë vezë me kimikatin toksik mund të jenë shitur në Gjermani, transmeton Klan Kosova.

Holanda është eksportuesi më i madh i vezëve në Europë, e një prej më të mëdhenjve në botë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here