Aeroporti kryesor i Stambollit, Ataturk, është mbyllur përkohësisht pasi që nja aeroplan privat është rrëzuar derisa po tentonte të aterronte.

Aeroplani u përplas derisa po aterronte dhe u përfshi nga flaka, kurse tipi i aeroplanit raportohet të jetë Cessna 650 Citation 7.

Sipas autoriteteve të aeroportit Ataturk, brenda këtij aeroplani mund të akomodohen gjashtë persona dhe dy pilotë.

Sipas informatave të para piloti ka vdekur, derisa katër pasagjerë janë dërguar me urgjencë në spital për shkak të plagëve të marra.

PËRGJIGJU