Banja e Bujanocit tregon suksese më të mëdha sivjet

0
63

Sezoni i sivjetëm në Spitalin special për rehabilitim “Banja e Bujanocit”, për dallim nga vitet e mëparshme, është sezon më i suksesshëm dhe është më i gjatë edhe për muajin tetor.

Bazuar në numrin e paralajmëruar të pacientëve që do të vijnë për tretman në Banjë të Bujanocit, nga ky vit ka filluar të shëroj pacientët me diabet, dhe gjithsesi se sezoni do të vazhdoi deri në fund të muajit tetor, gjithnjë sipas fjalëve të Dr.Stojança Savov, njëherit drejtor i këtij institucioni shëndetësor, shkruan Bujanovaçke, transmeton Lugina-Lajm.

“Kapacitetet pranuese janë të stërmbushura. Interesimi i mysafirëve nuk i bezdisë të stacionuarut në ambulantën tonë. Në nivel ditor, në qendrën tonë hospitalizohen 120 deri 135 pacienta ambulantë. Sezonat e kaluara, në Banjën tonë, për dallim nga ajo e sivjetme, u ngadalsonte qysh në shtator” – thekson Dr.Savov.
“Punëtorët në Spitalin Special për rehabilitim “Banja e Bujanocit”, janë në pritje të ditëve më të mira për ketë institucion, ku vlerësojnë që paralajmërimi i hershëm për privatizimin e këtij institucioni, nuk është vendimi më i mirë, përkundër që çështjet e pronësisë janë zgjidhur me gjyq” – ka deklaruar dreëjtori i Banjës së Bujanocit, dr. Stojança Savov.

Përkundër, tentim të personelit të Banjës së Bujanocit, që ajo të mos privatizohet, drejtori Savov pranon faktin se për një gjë të tillë vendon Ministria e Ekonomisë në Beograd, dhe jo punonjësit e spitalit special./rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here