Robinho dënohet me nëntë vjet burgim për përdhunimin e një shqiptareje

0
71

Ish-ylli i Manchester City, Robinho është dënuar me nëntë vjet burgim për sulm seksual, transmeton Sky Italia.

Robinho u shpall fajtor për sulmin seksual në vitin 2013 ndaj një femre 22-vjeçare shqiptare në një disko të Milanos.

Sipas Football Italia, sulmi ka ndodhur më 22 janar 2013, kur braziliani kishte kaluar në AC Milan. Edhe pesë persona tjerë janë shpallur fajtor lidhur me rastin.

Robinho aktualisht luan për Atletico Mineiron./rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here