Real Madridi do t’i shes katër lojtarë për të blerë Neymarin

0
135

Real Madridi është duke shikuar mundësinë që ti shes katër lojtarë, në mënyrë që të bëj më shumë para për blerjen e yllit të PSG-së, Neymar.

Trajneri i PSG-së, Unai Emery, duket se është penduar që ka blerë Neymarin, pasi që situata e brazilianit është e pazgjidhur. Neymar, shpërtheu në lot, në konferencën e kombëtarës braziliane, më herët, dhe duket se kjo nënkupton se ai është penduar për kalimin në Paris, raporton “101greatgoals.com”, transmeton rtvpresheva.com.
Sipas DailyMail, Real Madrid do të tentojë që ta sjellë Neymarin në një nga dy afatet e ardhshme, dhe thuhet se do t’i shes lojtarët si: Gareth Bale, Karim Benzema, Rapheal Varane dhe lojtarin e huazuar te Bayern Munchen, James Rodriguez. Një largim të Bale do ta pëlqenin edhe tifozët, pasiqë uellsiani nuk është duke luajtur sa duhet për shkak të lendimeve të shpeshta. James Rodriguez është në huazim te Bayern Munchen, ndërsa Benzema është duke kaluar në një formë katastrofale. Befasia e vetme është francezi, Raphael Varane, që shihej si e ardhmja e mbrojtjes së Real Madridit./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here