Vjen konfirmimi zyrtar: Haradinaj është hequr nga lista e INTERPOL’it

0
117

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, ka konfirmuar se sot INTERPOL-i ka tërhequr fletëarrest e lëshuara nga Serbia për arrestimin e 18 kosovarëve.

Sefaj ka thënë se ky rezultat ka ardhur për shkak të angazhimit të të gjitha institucioneve të vendit duke lënë anash dallimet politike.

“Kjo është një çështje nacionale dhe të gjitha institucionet kanë qenë të kyçura dhe ka rezultuar me një rezultat pozitiv”, ka thënë Sefaj për Insajderin.

Sefaj i pyetur në lidhur me takimin që ai së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni kishte zhvilluar ditë më parë me krerët e lartë të INTERPOL-it, ka thënë se në këtë takim është kërkuar një përgjigje në lidhje më këtë çështje, ndërkaq konfirmimi ka ardhur sot.

“Ne i kemi kërkuar vetëm që të përfundohet kjo punë dhe asgjë ma shumë kjo ka qenë e gjitha dhe përgjigja e tyre ka qenë që së shpejti do të jepet një përgjigje, ndërsa sot ka ardhur konfirmimi i tyre”, ka thënë Sefaj./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here