Shqiptari fiton 1 milion dollar në lotari

0
134

Një 41 vjeçar nga Shqipëria ka fituar një milion dollar në “Michigan Lottery’s Powerball”.

Edmond Nicaj arriti të gjente numrat fitues të kësaj lotarie, duke i dhuruar vetes shumën e majme, njofton portali Opinion.

“Unë blej një biletë lotarie herë pas here, por kësaj radhe ishte vërtet shpërblyese” është shprehur shqiptari.

“E pash biletën në mëngjes, dhe nuk pushoja dot duke u hedhur nga gëzimi. Fëmijët më dëgjuan dhe zbritën poshtë. Djali im 6 vjeçar filloi të më pyeste se me sa zero ishte shuma që fitova”.

Ditën e premte Nicaj vizitoi ambientet e lotarisë, për të tërhequr çmimin e fituar. Bileta kushtonte vetëm 1 dollarë, dhe për kaq pak para, shqiptari arriti të bëhej milioner.

Me këto para, Nicaj ka planifikuar të paguaj faturat dhe të ndajë mënjanë disa për gjashtë fëmijët e tij./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here