Tregu ku ”blihen” nuse: Historitë si burrat serb blejnë vajzat e reja shqiptare

0
857

Fshatrat serb janë braktisur nuk kanë më mosha të reja. Vajzat e reja largohen nga fshatrat me shpresën për një jetë më të mirë në qytet ose jashtë saj. Rreth 370 fshatra në vend nuk kanë parë lindje gjatë dekadës së fundit. Në përgjithësi, popullsia e Serbisë është ndër më të vjetrat në Europë, ku 17.4 për qind e 7.2 milion njerëzve të saj janë mbi 65 vjeç.

Të rinjtë zakonisht qëndrojnë në pronën e familjes, kjo për t’u kujdesur për fermën dhe anëtarët e moshuar. Me kaq pak gra rreth, është e vështirë që shumë prej tyre të gjejnë një partnere. Por kjo kërkesë ka krijuar një treg për partneret. Ata i gjejnë nuset në Shqipërinë, ku fshatrat po shpopullohen me shpejtësi.

Gazetarja Sanja Knezevic tregon për “Vice” takim me Verën që bashkon çiftet. Ja si e përshkruan ajo takim me ndërmjetësen: Kam takuar Verën në Shqipëri në vitin 2010, pasi lexova për këto martesa të rregullta në fshatrat e shpërngulura në Serbinë jugore në një gazetë lokale.

Knezevic, tregon se Vera paguhet 2.200 dollarë për shërbimet e saja, që do të thotë se shumë nga klientët e saj duhet të shesin një pjesë të tokës, lopë apo pajisje për të blerë nuse. Milovani, një fermer 44-vjeçar jeton me nënën e tij dhe siç rrëfen gazetarja, “Milovani nuk donte tu plakte vetëm dhe pa pasur fëmijë”.

Vera solli Milovanin në Shqipëri për tu takuar me Evën, e cila ishte vetëm 22-vjeç. Eva në takim ishte me nënën, gjyshen dhe vëllain e saj. Ata hynë menjëherë në negociata për martesën potenciale. Familja e Evës donte të ishte e sigurt se sa tokë dhe para kishte Milovanin, ndërkohë që shqetësimi i vetëm i Milovanit, nëse 22-vjeçarja ishte në gjendje për të bërë fëmijë.

Në moshën 22-vjeçare, Eva i frikësohesh idesë se duhet të kalojë jetën larg familjes së saj. Ajo la gjithçka që kishte, për tu martuar me një burrë dy herë më të madh se sa mosha e saj.

Gjyshja e Evës, që kishte fjalën e fundit për negociatat, vendosi për “po”-“po”. Milovani kishte paguar 115 dollarë tek familja e Evës dhe u largua për të blerë disa bizhuteri dhe rroba të arta për të fejuarën e tij. Ai u kthye tre javë më vonë pasi Eva kishte marrë pasaportën dhe për ta çuar nusen, në shtëpinë e saj të re në Serbi.

Në fund të artikullit, gazetarja përveç se habitet por dhe ajo që e mahnit atë, “është sesi gjithë ndryshimet tradito-kulturore dhe stigma e papajtueshmërisë mes serbëve dhe shqiptarëve janë një hiç në zonat rurale serbe dhe shqiptare, ku dëshira për të krijuar familje është më e fortë se gjithçka tjetër, përtej fesë, krahinës dhe konfliktit për pavarësinë e Kosovës”.

“Por me të vërtetë, gjëja më e mrekullueshme që mësova gjatë kësaj serie ishte se sa universale është lufta për të gjetur dashurinë dhe për të filluar një familje”,-e mbyll reportazhin Sanja Knezevic por që ndoshta në këto momente një tjetër “Eva” po shitet nga familjet Shqiptare, që vajzat e tyre po i shesin si të jenë në treg të gjësë së gjallë. A duhet një debat kombëtar për të ndaluar këtë fenomen…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here