Haradinaj votoi sot demarkacionin që e kundërshtonte ashpër para dy vitesh

0
180

Qeveria e Kosovës e ka miratuar dhe i ka proceduar Kuvendit raportin e Komisionit Shtetëror për Demarkacionin, në krye me Shpejtim Bulliqin, e bashkë me të në Kuvend ka proceduar edhe marrëveshjen aktuale për demarkacionin, të nënshkruar në gushtin e 2015-ës nga Hashim Thaçi në Vjenë.

Kryeministri, bashkë me kabinetin e tij, e ka votuar këtë marrëveshje, ani pse personalisht ai dhe partia e tij kishin kundërshtuar të njëjtën me të gjitha format në Kuvend dhe jashtë tij.

Komisioni ka ardhur në përfundim se marrëveshja e 25 gushtit e vitit 2015 mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk është e drejtë, ngase nuk janë marrë në konsideratë materialet që do të shkonin në favor të Kosovës.

U tha se pala kosovare ka arritur marrëveshje për vijë të re kufitare. Ata, përmes dokumenteve, kanë dëshmuar se kontrolli efektiv i institucioneve tona mbi ato territore ka ekzistuar pa ndërprerë që nga vitit 1945-1946.

Ndërkohë, profesori Zejnullah Gruda ka thënë se komisioni i vjetër ka cenuar seriozisht integritetin territorial të Kosovës.

Por, këto nuk i ka konsideruar fakte zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se komisioni i ri e ka pasur për detyrë të qartësojë situatën, porse atë e ka komplikuar edhe më shumë./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here