Ardita Sinani priti Ambasadorin e SHBA-së në zyret e PVD-së

0
239

Kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, sot në zyren qendrore të Partisë për Veprim Demokratik priti në një takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Kyle Scott me ç’rast biseduan për gjendjen momentale në Preshevë.
Gjatë këtij takimi kryetarja Sinani deklaroi se përveç njohjes me problemet e shqiptarëve siç janë njohja e diplomave të RKS-së, nostrifikimi i diplomave të universiteteve nga Shqipëria dhe Maqedonia, sigurimi i teksteve mësiomore, integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore si dhe shumë problematika me të cilat shqiptarët po përballën në përditshmëri, u diskutua edhe rreth zgjedhjeve lokale të parakohshme që do të mbahen më 24 dhjetor. Në këtë rast Ambasadori Scott uroi një proces të rregullt zgjedhor duke apeluar që të zhvillohet një fushatë e qetë e demokratike.
Ambasadori Scott pas takimit duke kujtuar kontaktet e rregullta me PVD-në dhe miqësinë e mirë me kryetaren Sinani deklaroi se do të vazhdojë bashkëpunimi dhe bashkëkordinimi me PVD-në edhe në të ardhmen, pasi që vizioni dhe planet e PVD-së për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve përputhen me agjendën e Ambasadës së SHBA-ve në Beograd. Gjithashtu pas takimit Ambasadori Scott falemnderoi edhe një herë kryetaren Sinani pasi që gjatë kohës sa ishte Kryetare e Komunës së Preshevës u ndërmorrën hapat e para për sigurimin e ujit të pijshëm, gjë që është njëri ndër problemet kryesore të popullatës në këtë komunë./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here