Shpallet i pafajshëm “Grupi i Dobrosinit”

0
176

Të gjithë pjesëtarët e “Grupit të Dobrosinit” që akuzoheshin për kryerje të akteve terroriste në Dobrosin të Bujanocit, janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore e Gjilanit, njofton Klan Kosova.

Pjesëtarët e këtij grupi janë Valon Jashari, Skender Jashari, Gazmend Lakna, Qëndrim Rexhaj, Gazmend Xhemshiti, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Abdullah Zogaj, Enver Musolli.

Valon Jashari dhe Skender Jashari ngarkoheshin me akuzat “Kryerja e veprave terroriste”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Gazmend Lakna, Qëndrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani dhe Abdullah Zogaj akuzoheshin për veprat “Kryerja e veprave terroriste” dhe “Pjesëmarrja në një grup terrorist”.

Në ndërkohë që Gazmend Xhemshiti dhe Enver Musolli ngarkoheshin me tri vepra penale “Kryerja e veprave terroriste”, “Pjesëmarrja në një grup terrorist” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Këta të akuzuar në vitin 2013 ishin dënuar nga e njëjta gjykatë prej 60 vjetësh burgim, por që në vitin 2016, Gjykata Supreme e kishte kthyer rastin ne rigjykim./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here