Kryetari Kamberi në drekë pune me Ambasadorin e SHBA-së

0
96

Pas takimit të djeshëm me Kryetaren e degës së PVD-së në Preshevë, sot Ambasadori amerikan Kyle Scott u prit nga Kryetari i komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi.
Takimi i sotëm në mes të kryetarit Kamberi dhe Ambasadorit Scott u realizua në Hotel “Rozafa”, në cilësinë e drekës së punës.

“Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, E.T. Kyle Scott, qëndroi për drekë pune në Bujanoc.

Temë e takimit, gjatë vizitës së tij të parë Bujanocit, ishte rëndësia e integrimit të shqiptarëve në institucione shtetërore, çështja e teksteve shkollore dhe nostrifikimit të diplomave.

Me Ambasadorin Scott u diskutua edhe për situatën politike në Luginë të Preshevës dhe rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve në rrugën institucionale.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten miq tanë në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt integrimit evropian” – ka shkruar Kamberi në facebook.

Vizita e sotme e Ambasadorin amerikan në Bujanoc, është vizita e katërt me rradhë e ambasadorëve të huaj të realizuar në tre ditët e fundit në Komunën e Bujanocit./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here