Drejt altarit për herë të gjashtë, Ibrahim Tatlises i propozon live martesë ish-bashkëshortes

0
951

Ibrahim Tatlises është një këngëtaret më të famshëm në shtetin turk dhe më gjerë.

Këngëtari 66-vjeçar ka befasuar publikun duke qenë mysafirë i emisionin të këngëtares Seda Sayan.

Ai i ka propozuar martesë ish-bashkëshortes me të cilën u shkurorëzua pesë vjet më parë, Aysegul Yildiz.
“Unë jam duke menduar të martohem. Unë do t’i propozojë martesë nënës së Elif Ayşegül Yıldız. Nuk jam i dashuruar me Aysegul Yıldızin, por dua të martohem. Unë i propozoj nga ekrani televiziv”, tha Tatlises.

Theksojmë se martesa e Tatlıses me Yıldızin zgjati dy vjet dhe përfundoi me marrëveshje të dyanshme në vitin 2013.

Ndryshe, Ibo në 62 vjet jete është martuar katër herë duke përfshirë kurorëzimet me aktoren Perihan Savaş, Adalet Durak, Melek Zubeyde, Derya Tuna, Asena dhe Ayşegül Yıldız.

Kujtojmë se aktori është baba i shtatë fëmijëve, İdo Tatlıses, Dilan Çıtak, Ahmet Tatlı, Melek Zubeyde Tatlı, Gülşen Tatlı, Elif Ada Tatlı, Gulden Tatlı./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here