Shkojnë në rivotim këto njësi në Preshevë

0
860

Kryetari i KKZ-së z.Zeqirja Myftari për televizionin Aldi tha në mbledhjen e mbajtur sot u vendos që këto njësi të shkojnë në rivotim

njësia : 2,4,5,7 & 8
Ky vendim ishe pasuar pasi KKZ kishte shpallur rezultatet preliminare dhe ishin plotsuar kushtet që partitë politike ti paraqesin ankesat ndaj parregullsive të shumta që ndodhën ditën e zgjedhjeve të 24 dhjetorit në Preshevë. Ju rikujtojm se Gjygji administrativ në Nish kishte vendosur ditë më parë që ti certifikon zgjedhjet me gjithse parregullsit e shumta ishin evidente. Gati se në të gjitha këto njësi u gjetën më tepër fletvotime në kuti se sa realisht kishin votuar qytetarët. E rasti më eklatant ishte i njësis numër 5 ku u votua vetëm se deri në orën 12 dhe nga kjo kohë vendvotimi u mbyll dhe numëri më i madh i votuesve të kësaj njësie mbeti pa votuar, por edhe ky fakt nuk mjaftoi që Gjykata e Nishit të anuloj këtë vendvotim./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here