Blloku i akullit bie nga avioni, shpëton për mrekulli pastruesi (Video)

0
973

Një video e xhiruar në Londër po bën xhiron e rrjeteve sociale. Aty shihet se si një pastrues rrugësh shpëton për mrekulli nga vdekja, kur një bllok akulli prej mëse 20 kg bie nga një avioni lart në qiell shumë pranë tij.

Ngjarja ka ndodhur në Keë, shumë pranë aeroportit të Heathrow, teksa Serhiy Myeshkov po pastronte gjethet në rrugë.

Myeshkov është befasuar nga tingulli si një “shpërthim”, që bëri blloku i akullit kur u plas në tokë porsi një “meteor”.

Momenti u xhirua nga 39-vjeçari Amir Khan, i firmës së taksive “Shoferët ndërkombëtarë”. “Ishte sikur fillimi i një filmi horror si ” The Day After Tomorrow “, u shpreh ai.

“Blloku i akullit bëri një zhurmë aq të madhe, saqë u duk sikur një meteor po rrëzohej. Pastruesi i rrugëve ishte aq i hutuar dhe i frikësuar. Shumë njerëz erdhën duke vrapuar për të parë qiellin. Ishte e çmendur”, shtoi më tej ai.

Shefi i tij Mos Sayid tha: “Unë eci me fëmijët e mi në atë qoshe gjatë gjithë kohës dhe kjo ngjarje më ka bërë të shqetësohem për ta. Unë jetoj afër me aeroportin, kështu që unë jam vazhdimisht nën rrugën e fluturimit”.

“Është një mrekulli që askush nuk u godit, ishte një bllok shumë i madh akulli – më i madh se koka jote” i tha ai një gazetari.

Vipin Chopra tha se “linja ajrore ka faj për ngjarjen, pasi është nën një rrugë fluturimi”. “Linjat ajrore duhet të bëjnë diçka për të siguruar që nuk do të ndodhë përsëri”.

Nga 2.5 milionë fluturime në vit në hapësirën ajrore të Britanisë së Madhe, rreth 30 blloqe akulli në vit raportohet të bien në tokë nga avionët.

Ekspertët thonë se ato mund të shkaktohen nga rrjedhjet e aeroplanëve ose kur akulli që është formuar natyrshëm në një avion në lartësi të madhe nis e shkrin, kur avioni zbret në ajër të ngrohtë./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here