Ardita Sinani priti në takim përfaqësuesit e AK Parti të Presidentit turk Erdogan

0
592

Kryetarja e degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Ardita Sinani priti në takim përfaqësuesit e AK Parti të Presidentit turk Erdogan.

Delegacionin nga Turqia e përbënin Iskender Karakaya – nënkryetar i Rinisë së AK Partisë dhe sekretar për mardhënie të jashtme, Soner Yalçin – shef i kabinetit të kryeministrit të Turqisë dhe Enes Yalaçi – anëtarë i AK Parti.

Kryetarja Sinani u dëshiroi mirëseardhje delegacionit nga Turqia dhe i falënderoi për vizitën që ata gjatë këtyre ditëve ia bënë si Preshevës edhe Bujanocit, dy komuna këto ndër më të pazhvilluarat në Serbi.

Qeveria e Serbisë tash e sa vite komunat me shumicë shqiptare i diskriminon ndër të tjerat edhe në aspektin e sjelljes së investitorëve, e sidomos atyre turq që viteve të fundit kanë hapur reparte prodhuese në komunat tjera të Serbisë. Prandaj, zonja Sinani kërkoi nga delegacioni mysafir, që për nevojat e banorëve të Luginës së Preshevës, qeveria turke të krijojë kontakte me përfaqësuesit lokal të këtyre komunave, e mos të mbetet qeveria serbe i vetmi burim informacioni.

Përfaqësuesit nga Turqia u shprehën të gatshëm që komunikimi në të ardhmen të jetë më i shpeshtë duke premtuar gjithashtu që mesazhet dhe nevoja për investime në Luginë të Preshevës do t’i përcillet direkt institucioneve të Turqisë, në veçanti presidentit turk Erdogan.

Preshevë, 10.02.2018
Këshilli për Informim i
Partisë për Veprim Demokratik

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here