Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim sjell në Preshevë përfaqësuesit e Rinis së AK PARTI të Rexhep Tajip Erdoganit

0
710

Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim sjell në Preshevë përfaqësuesit e Rinis së AK PARTI të Rexhep Tajip Erdoganit

Një delegacion i lartë i forumit rinorë të Partisë për drejtësi dhe zhvillim (AK PARTI) kryetarit aktual të Republikës së Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka qëndruar për vizitë në Luginë të Preshevës.

Ata realizuan takime me përfaqësues të jetës politike e shoqërore në Preshevë dhe Bujanoc, me të cilët bashkëbiseduan mundësitë e bashkëpunimit, dhe kërkuan që të në të ardhmen të kemi mbështetje në zhvillimin ekonomik të Luginës së Preshevës.

Takimet që ishin parapar te realizohen në komunen e Preshevës dhe Bujanocit , Ishin me kreret e disa partive ,
-Kryetarin Komunës së Bujanocit z. SHAIP KAMBERIN ,
– Kryetaren e degës së Partisë Për Veprim Demokratik në Preshevë znj. ARDITA SINANI,
– Drejtorin i Qendresë Për punë Sociale Z. Liridon Latifi – Preshevë,
-Bashkësin Islame ( BIPBM) Myftiun Nexhmedin Saqipi ,
– Organizatat jo qeveritare (OJQ-të) nga Presheva dhe Bujanoci si dhe me qytetaret e Preshevës dhe Bujanocit .

Në amfiteatrin e Radio Televizionit Presheva në Preshevë u mbajtë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile (OJQ-të) , rininë e partive politike.

Delegacioni i AK-PARTI gjatë takimeve i ndegjuan nga afër çeshtjet dhe problemet me të cilat ballafaqohen banoret e Luginës së Preshevës .
Para të pranishmëve në takime ju premtua se për këto çeshtje do të njoftohet Presidenti i Turqisë Z. Recepe Taip Erdogan .

Pjesë e delegacionit nga“ AK PARTI” Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim ishin İskender Karakaya- Nënkryetar i Rinisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim , Enes Yaylacı antar i Kryesisë së Rinisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim “ AK PARTI”, Soner Yalçın antar i Kryesisë së Rinisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim “ AK PARTI” dhe shef i kabinetit të kryeministrit.

Drejtuesit e Shoqatës Vizioni Për Zhvillim dhe Kooperim
z. LULZIM MIFTARI dhe z. SHEFKI JONUZI
U ftuan që në muajin korrik të udhtojnë drejt Ankaras .

Ky takim është organizuar nën patronatin e Shoqatës ” VIZIONI PËR ZHVILLIM DHE KOOPERIM ” në Preshevë.

09.02.2018
PRESHEVË

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here