Palestina: Faleminderit Shqipëri!

0
654

Pasi parlamenti i Shqipërisë rrezoi me shumice te votave kërkesën e Partisë Demokratike per te ndryshuar voten ne OKB, lidhur me rezolutën mbi Jerusalemin, Ambasadori i Palestinës ne Tirane, Yasser Al-Najjar e përshëndet kete vendim te Qeverise Shqiptare. Ne një interviste për Vizion Plus ai shton se ky qëndrim nuk e ben Shqipërinë nje vend antiamerikan.
“Miqtë nuk bihen dakord, aleatet nuk bihen dakord. Them aleate Brenda BE, Brenda NATO-s, ne boten arabe, jane dakord per shume gjera, por nuk jane dakord dhe per gjera te tjera. Nuk është vote kundra. Kur votohet kundër nje rezolute te sjelle nga Shtetet e Bashkuara apo nga çdo shtet tjetër, nuk do te thote qe nuk doni marrëdhënie me ate vend, apo nuk jeni më aleate. Amerikanet e kuptojnë kete gje shume mire dhe shpresoje qe shumica e liderëve politik shqiptare ta kuptojnë kete gje. Duhet te shikojmë përpara. Çështja e Jerusalemit eshte nje çështje madhore per Palestinën, myslimanet, arabet dhe per te gjithë boten, por marrëdhëniet mes Amerikës dhe Shqipërisë jane shume te forta dhe nuk kane te bejne vetëm me Jerusalemin.”
Mos cenimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Izraelit, pavarësisht votës se vendit tone, e konfirmoi pak jave me pare dhe Ambasadori Izraelit ne Shqipëri Boaz Rodkin, i cili ishte i ftuar ne emisionin 7pa5 ne Vizion Plus. Ai e quajti nje vote per nje çështje te caktuar dhe nuk e sheh shqetësuese per marrëdhëniet dypalëshëshe

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here