Komuna e Bujanocit edhe në 2018 ndan mjete për zhvillimin e ndërmarrjeve

0
395

Pushteti lokal në Bujanoc tani më është dëshmuar për subvencionimin e ndërmarrjeve të komunës së Bujanocit. Viti 2017 do të mbahen mend si vit rekord i subvencioneve në shumë fusha, si bizneset, subvencionet e bujqësisë, mediave, etj. Si duket pushteti i Shaip Kamberit edhe sivjet do të vazhdoj me rritjen e subvencioneve pasi që për vitin 2018 ka ndarë hiq më pak se 5.000.000,00 dinarë. Më poshtë keni njoftimin nga faqja zyrtare e komunës së Bujanocit.
KONKURS PUBLIK – për ndarjen e mjeteve të Mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm lokal përmes zvogëlimit të papunësisë dhe fuqizimit ekonomik në vitin 2018 në Komunën e Bujanocit
-Konkursin e zbaton Komisioni për ndarjen e mjeteve stimuluese për zhvillimin e ndërmarrësisë lokale në Komunën e Bujanocit për vitin 2018, për ndarjen e mjeteve në shumë të përgjithshme prej 5.000.000,00 dinarë, për veprimtaritë me seli në territorin e Komunës së Bujanocit./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here