Pretendimet e së resë tiranase Jona- Ina Hadërit për një ylli artistik në të ardhëm!

Dy prindërit  e sajë nga gëzimi qe ju lindi një gocë ,dëshira ishte  qe ti vënë emrin se cili në vete,Babai   i saj, kishte dëshirë qe  ti vihet emri  Jona,  ndërsa  mamaja  e  saj e preferonte emrin Ina.

Po atë ditë qe lindi dhe sot  ka,  të dy emrat,  Jona  ka në  dokumente zyrtare të gjendjes civile  , por mamaja  u duktë ma e shkathët qe në jetën  e përditshme  familjare dhe shoqërore e thërrasin  me emrin Ina.

Jona  respektivisht Ina Haderi ka lindur në qytetin e Tepelenës, qytetin e Ali Pashe Tepelenës   qe shtrihet në  vargmalet e bukura të Shqipërisë jugore. Jona ka kaluar një periudhë shumë e bukur të jetës fëmijërore    sepse, prindit kanë qenë tepër të përkushtuar në rritjen dhe përkujdesjen  ndaj sajë. Jona si e moshës fare të vogël  dha  të kuptohet  se  ka   interes  për artin  qe  vizatonte ma së miri  në kopshtin për fëmijë, dhe shpesh thoshte se unë do të bëhem piktore. Ma vonë në ndjekjen e shkollës fillore  shkathtësia e saj ,sikur  ju ra në sy mësuesve të shkollës,   me çka ishte në qendër të vëmendjes gjithmonë në aktivitete  të ndryshme,  po  edhe në  fushën e aktrimit  me  anën e  recitimit,  po edhe në luajtjen e ndonjë  roli dramatik. Ajo nuk u kënaqte  me  recitime dhe  shfaqje dramatike,  po kishte në zemër edhe këngën. Bukuria e  sajë ishte   e   ndërlidhur gjithmonë  me fotogjeninë e sajë qe  edhe  shokët dhe shoqet e shkollës ja  kishin zilinë  dhe kishin dëshirë të   kenë  ndonjë foto me  te si kujtim.  Pos shkollës  së vet qe u dallua ndër ma të mirat   ajo bëri emër  edhe në  shkollat  lokale të Tepelenës. Ajo  u përzgjodh si  një  këngëtare e vogël në moshën 11 vjeçare në vitin 2002  për  Festivali Folklorik të Gjirokastrës . Edhe këtu  nuk  e zhgënjeu   talenti  i saj,  por u përzgjodh në grupin e fëmijëve të Tepelenës si soliste për të kënduar këngë popullore e  folklorike.Grupi i sajë  u   shpërblyen me çmim të parë. Këtu fillon rruga e vërtetë artistike e Jonës  qe aktivitetin e vet e shtriu, pos  brenda shkollës dhe qytetit të Tepelenës  edhe në aktivitet e tjera kulturore në Shqipëri.

Në nëntor të 2007, me rastin e 95 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë  në Greqi është zhvilluar një ceremoni zyrtare në hotelin “Divani Kravel” për mikpritjen e presidentit të Shqipërisë zotit Bamir Topit, të asaj kohe në prezencën e diplomatëve greke dhe shqiptarë .Për të përshëndetur dhe nderuar  këtë takim, u zhvillua dhe një koncerte ku ishte  edhe Jona e pranishme duke kënduar këngë për flamurin shqiptare kushtuar kësaj feste tonë madhështore.

Vitet iknin, në këtë  përplasje  aktivitetesh  e  gjeten Jonen edhe në moshën 18 vjeçe, maturante në shkollë, ku ishte një moment dilemash, për të bërë një zgjedhje në profesionin e së nesërmes. Nga shumë rrahje idesh, sugjerimesh  ,propozimesh  nga vetvetja dhe të tjerët  zgjodhi  gazetarinë ta studioj , për të qenë pjesë e spektaklit dhe televizionit,për të qenë pjesë aty ku spikatet imazhi. Duke u rritur kupton vërtet se çfarë kuptimi i  jep jetës  dhe  do  ti jap  pjesa e ekranit,filmit,fotografisë,këngës për të shpalosur shpirtin  e saj ,pranë botës se artit.

Fotomodeja  Jona -Ina  Hadëri qe   magjepës me bukurine e sajë sharmante ,elegane dhe fotogjene.

Po ma me ëndje qe ka provuar në bazë të eksperiencës, ka  fotografinë me një profesionist  qe ishte  rastësore si zbulim i  fshehtësisë për  bukurinë  e sajë. Fotogjenia dhe bukuria e saj lidhet me  artin e gërshetuar të  pamjes  nga shpirti i brendshëm nga një pamje imagjinuese të një bukurosheje qe ja vlen të hyjë në botën e modelimit  si një e re me një gjatësi  170 cm.

Në këtë moment Jona  do ti  futet  seriozisht kësaj fushe duke luajtur me “mimikën te sajë” për ta përcjellë gjendjen e  sajë emocionale.

Nga kjo po shihet dhe rrjedh  një  përfitim argumentesh  dhe  faktesh se   tani  bukuroshja Jona-Ina Hadëri  ka krijuar  një botëkuptim  mos hezitimi  për karrierën  qe kishte filluar në “festat  e 2007” .

Ajo, ka një sharmë në të folur dhe në të shprehur , një bukuri si dhuratë nga perëndia, të lindur, një sinqeritet  të  brumosur  dhe  të kultivuar me një pamje për t’u krenuar me te  !

Bukuroshja  Jona – Ina Hadëri  në porteretet  e sajë.

 

 

Pastaj shprehet Jona-Ina Hadëri ëndrra e sajë është të hyjë seriozisht në fushën e artit, sepse deri tani  thotë se mund të them qe kam qenë me fat qe kam arritur diçka,por dua (atë)  të arrij “gjithçka” për të pasur një emër,për të shprehur botën time të artit.

Ma në fund kjo artiste e ardhshme  thekson jetojë me optimizëm dhe me ëndrrat e mia dua të mbërrijë në destinacionin e realizimit për të qenë një femër e suksesshme  në Shqipëri.

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Lerë një koment

Posta juaj elektronike nuk do të publikohet. Fushat e markuara duhet të plotësohen *

*
*