Shënohet dita ndërkombëtare për njerëzit me aftësi të kufizuara

Dita Ndërkombëtare e njerëzve me Aftësisë të Kufizuar sjellë në vëmendje këtë kategori tek shoqëria jonë, ku aktivitetet konceptohen në trajtimin e tyre si të barabartë me bashkëmoshatarë të tjerë. Për nderë të kësaj dite Shoqata e Prindërve dhe Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Preshevë ka organizuar program kulturo-artistik me këtë kategori të fëmijëve. Programin në fjalë është duke u përgatitur nga dy psikologet e kësaj shoqate me recitime dhe këngë ndërsa Astrit Ramizi nga Shoqata Kulturo Artistike Rexho Mulliqi në Preshevë është duke i bërë provat në valle në Shtëpinë e Kulturës Abdulla Krashnica. Sipas kryetarit të kësaj Shoqate Isuf Sadriu provat kanë filluar gjatë ditës së sotme. Jam shumë i kënaqur me interesimin e fëmijëve që po shprehin për valle që po i ushtrojmë, potencon kështu Astrit Ramizi. Kjo ditë do të shënohet me një dhjetor të këtij viti me program kulturo-artistik në Shtëpinë e Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë prej orës 18:00 ku të ftuar janë prindërit, familjarë dhe të gjithë të interesuarit e komunës sonë.

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Lerë një koment

Posta juaj elektronike nuk do të publikohet. Fushat e markuara duhet të plotësohen *

*
*