Përbërësit

400 gr miell
30 gr maje
1,5 decilitra qumësht
5 lugё sheqer
200 gr gjalpë
2 te verdha te vezes
200 gr kompostovishnjash
1 lugё sheqer pluhur
vajpёr lyerje

Maja e bukёs tundet me qumёsht tё vakёt, me 1 lugё miell, 1 lugё sheqer dhe lihet pёr 10 minuta qё tё vijё.

Gjatё kёsaj kohe, pёrzihet gjalpi me 4 lugё sheqer, shtohen tё verdhat e vezёve dhe pёrzihen pak.

Nё miell derdhet qumёshti me majё, gjalpi dhe tё verdhat e vezёve, gatuhet brumё i butё, shtohen vishnjat e kulluara dhe pёrzihen.

Pёrzierja derdhet nё kugllof tё lyer me vaj, mbuluar me leckё kuzhine lihet qё brumi tё vijё.

Pasi brumi tё vijё, piqet rreth 25 minuta nё temperaturё 200 gradё celsius, pas ftohjёs kuglofi spёrkatet me sheqer pluhur dhe shёrbehet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.