Mesfushori kosovar Granit Xhaka i ka uruar të gjithë bashkëlojtarët për fitoren e madhe të Zvicrës ndaj Islandën në Ligën e Kombeve, në të cilën ai debutoi si kapiten i helvetikëve në mungesë të Stephan Lichtsteiner.
Xhaka bëri paraqitje shumë të mirë duke e udhëhequr ekipin përpara, me Xherdan Shaqirin asistoi dhe po ashtu shënoi njërin prej gjashtë golave, ndërkohë që Albian Ajeti debutoi me gol për Zvicrën dhe Admir Mehmedi shënoi golin e fundit.

Mesfushori i Arsenalit e ka uruar të gjithë ekipin për fitoren e madhe.

“Ndeshja ime e parë si kapiten dhe fitore 6-0! Urime për të tërë ekipin!”, shkroi Xhaka në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahren Sie mehr darüber, wie Ihre Kommentardaten verarbeitet werden .