Kompania britanike e filmave të animuar, King And Generals, që ka realizuar një dokumentar për heroin e shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeun, dhe rezistencën ndaj sundimit otoman
Një dokumentar i ri për Skënderbeun është publikuar këtë javë në kanalin më të madh të videomaterialeve, në Youtube.

Është kompania britanike e filmave të animuar, King And Generals, që ka realizuar një dokumentar për heroin e shqiptarëve dhe rezistencën ndaj sundimit otoman.

Dokumentari i animuar flet jo vetëm për betejat, luftërat dhe diplomacinë e Gjergj Kastriot Skënderbeut, por edhe për detaje të njohura të jetës së heroit të shqiptarëve.

Edhe pse dokumentari është publikuar më 2 shtator, pra vetëm pesë ditë më parë në kanalin zyrtar të Kin gand Generals në You Tube, ky dokumentar ka arritur thuajse 170 mijë shikime dhe 7 mijë pëlqime.

Animacioni është një nga teknikat që zgjedh kjo kompani kinematografike në Britani për të afruar të rinjtë dhe fëmijët me historinë dhe për t’i bërë më të njohura ngjarjet më të rëndësishme në botë, shkruan Shqiptarja.com

Çdo detaj i luftërave të Skënderbeut dhe lëvizjeve që ka bërë ai në atë kohë, janë animuar në mënyrë profesionale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.