Tirana nuk do të marrë pjesë në Ligën Ballkanike në basketboll për meshkuj në këtë sezon.Këtë e ka bërë të ditur klubi bardheblu në një komunikatë zyrtare të publikuar edhe në profilin e tij në Facebook, duke treguar se po e bëjnë për arsye financiare.
Në komunikatën e saj, Tirana Basket thekson se financat që ka në dispozicion nuk e mundësonin dot pjesëmarrjen e saj në këtë eveniment dhe se pavarësisht përpjekjeve të bëra, klubi nuk ia doli dot të siguronte fondin e mjaftueshëm.
Klubi kryeqytetas thekson gjithashtu se mungesa në Ligën Ballkanike nuk ia ndryshon objektivat kësaj skuadre, që është fitimi i një titulli tjetër kampion i Shqipërisë në basketboll për meshkuj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.