Gjatë nji mledhje të mbajtur mbrëmë, shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër kanë grumbulluar 1 184 000 franga për ndërtimin e xhamisë “Buhara Sultgen’ njofton PaCensurë.

Kryetari i xhamisë Mustafa Saliu thekson se shifra ka kalu të gjitha parashikimet e grupit të punës të cilët ishin iniciatorë të kësaj mledhje.

“Pas marrjes së lejes për ndërtimin e xhamisë e kishim planifikuar ne si grup punues dhe xhemati i xhamisë që të bëjm një manifestim ku qëllim kryesor kishim grumbullimin e të hollave për të ndërtuar xhami” theksoi Saliu, i cili shtoi se mbrenda 3 orëve u grumbulluen mbi 1 milion franga.

Bëhet e ditur se 99% nga dhuruesit janë shqiptarë dhe kryesisht nga Maqedonia dhe se një shtytje e madhe për këtë iniciativë ishte edhe Forumi i të Rijve muslimanë i cili përpos shumës 40 mijë franga që dhuroi për xhaminë ndihmoi edhe organizimin e kësaj mbrëmje.

Xhamia ndërtohet në Sulgen kantonit të Turgaut në Zvicër, i cili në vete mban një numër të madh të shqiptarëve, kryesisht muslimanë nga Maqedonia që jetojnë dhe veprojnë në këtë vend.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.