Ndeshja e Ligës së Kampionëve, mes Paris Saint Germain dhe Crvena Zvezdës, e fituar nga francezët me rezultatin e thellë 6-1, ka përfunduar në qendër të hetimeve, pasi dyshohet si e trukuar.

Lajmi u bë i ditur nga gjiganti sportiv francez “L’Equipe”, i cili raportoi se sipas një dialogu sekret mes UEFA-s dhe autoriteteve franceze, thuhet se janë luajtur shuma të mëdha për fitoren e PSG-së me 5 gola diferencë.

Në komunikim evidentohet se bastet janë “orkestruar” nga një drejtues i lartë i klubit serb, ndërsa janë fituar rreth 10 milionë euro, në fund të ndeshjes, që përfundoi me fitoren e PSG-së me 5 gola diferencë.

Për momentin, “L’Equipe” raporton se për rastin kanë dijeni vetëm presidenti Ceferin dhe njerëzit pranë tij në UEFA, ndërsa po hetohet me intensitet të lartë, për të zbardhur detajet e trukimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.