Sergej Milinkovic-Savic është futbollisti i cili ishte në qendër të vëmendjes mbrëmë, pasi u përcoll nga trajneri Jose Mourinho.

Përveç asaj 23-vjeçari i është mirënjohës përgjithmonë legjendës së futbollit shqiptar, Igli Tares, i cili e transferoi te Lazio nga Genk në sezonin 2015/2016
Por kush është Milinkovic-Savic?

Sergej Milinković-Savić ka lindur më 27 shkurt 1995, i njohur zakonisht si Sergej, është një futbollist profesionist serb i cili luan si mesfushor për klubin italian Lazio dhe Serbinë.

Ai u lind në një familje sportive në Lleida, Spanjë, ku babai i tij, Nikola Milinkoviç luajti futboll profesionstësh në atë kohë. Nëna e tij, Milana Savić ishte një lojtare profesioniste e basketbollit. Sergej bëri gjithashtu hapat e tij të parë me futbollin kur kaloi te Sporting CP, ndërsa babai i tij luante në Portugali.

Më 31 korrik 2015, u njoftua se Milinkovic-Savic do të bashkohej me klubin italian Lazio. Ai bëri debutimin e tij në një fitore 1-0 ndaj Bayer Leverkusen në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve më 18 gusht 2015. Milinković-Savić shënoi golin e tij të parë për Lazion në një barazim 1-1 në Europa League me Dnipro Dnipropetrovsk më 17 shtator 2015. Ai shënoi golin e parë në Serie A në një fitore prej 3-1 ndaj Fiorentinës më 9 janar 2016. Gjatë sezonit debutues, Sergej bëri 35 paraqitje dhe shënoi tre gola për Lazion në të gjitha garat, përcjell Periskopi.

Milinkovic-Savic thirret si një ‘mesfushor i plotë’, në kuptimin modern të termit, e quhej edhe si Paul Pogba i Serbisë. Ai është krahasuar me lojtarët si Zinedine Zidane dhe Yaya Touré.

Ai është një mesfushor i gjatë, që ka nuancë sulmi dhe po konsiderohet si e ardhmja e futbollit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.