Partia për Veprim Demokratik sapo suksesshëm ka përfunduar një cikël të zgjedhjeve të brendshme dhe do të ballafaqohet për pak kohë me sfidën e zgjedhjeve për Këshillin Nacional Shqiptar.

Jemi para përfundimit të përgatitjeve të fundit për fillimin e garës për këtë institucion përfaqësues të shqiptarëve.

Ndërkaq, çdo ditë, shohim horizontin me retë e konfuzionit që po thellohet gjithnjë e më shumë, është e domosdoshme që shqiptarët të gjejë kurajën e fuqinë në vlerat tona tradicionale e kombëtare, në identitetin e kulturën tonë, në simbolet e gjuhën tonë, në një komunikim që dikton përpjekjen për vizionin tonë.

Për mua organizimi, rezistenca dhe artikulimi i Partisë për Veprim Demokratik dhe Lugina e Preshevës janë një rrëfim i pandashëm historik. Kjo histori e përbashkët tregon se ardhmja i takon vetëm atyre që kanë guximin t’i paraprijnë proceseve politike, ashtu si i paraprimë formimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar më 2010.

Këto rrethana nuk na bëjnë as të fort e as të dobët si subjekt politik, po tregojnë se çfarë jemi në të vërtetë. Pra, të jesh në gjendje që me plot energji, entuziazëm e vendosmëri të vazhdosh angazhimin konform ambicies legjitime të shqiptarëve deri sa të fitosh është sfidë që PVD do ta fitojë.

Të përballesh me ngulm me padrejtësitë, të kundërshtosh pa hezitim diskriminimin, të qëndrosh në lartësinë e detyrës pa u zhgënjyer, ti përgjigjesh nevojave të kohës me maturi është vyrtit që PVD e ka dëshmuar në plot 28 vjet të ekzistimit të vet.

Në rrugën për ti garantuar të drejtat kombëtare dhe liritë individuale e kolektive hasim në pengesa e pamundësi të pamerituara. Pavarësisht vështirësive të pakuptueshme me ndasi të pangushëllueshme ndër shqiptarë, jam shumë i bindur e besimplotë se bashkërisht me këtë përgjegjësi dhe me këtë vetëdije kombëtare do të bëjmë çmos që t’i japim një përfaqësim të denjë çdo shqiptari në Luginën e Preshevës.

Këtë do ta arrijmë me të vetmen mënyrë të mundur, duke i dhënë fitoren e merituar PVD-së dhe kandidatëve të saj, të radhitur në listën zgjedhore me numër 3, në zgjedhjet e 4 nëntorit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.