I pari në listën e kandidatëve të PVD-së për zgjedhjet e KNSH-së është Ragmi Mustafa, një kandidat që sot premton, ndërkohë që, dje, ishte një aktivist shembull i organizimit të të rinjëve në politikë.

E di që kjo që po e shkruaj nuk është e zakonshme, sidomos jo nga unë, por, të jashtëzakonshme janë edhe rrugëtimet tona të përbashkëta, me njeriun për të cilin po shkruaj sot.

Në politikë hyri në kohën kur pjesëmarrja e të rinjëve në procesin e vendimmarrjes ishte e zbehtë. I zbehtë ishte edhe interesimi i tyre për të marrë mbi supet e veta përgjegjësitë e një vendi të sapodalur nga lufta e të mbetur nën administrimin e njejtë të cilin e luftuam të gjithë bashkarisht.

Kjo nuk e zmbrapsi që të vijë në krye të Forumit Rinorë të PVD-së në Bujanoc, as shokët e tij që së bashku me të filluan organizimin më masovik të pjesmarrjes aktive të të rinjëve në procesin e vendimmarrjes. Të shumtë janë ata që u munduan ta kopjonin.

Me punën e vet Ragmi Mustafa, u shndrrua në një ikonë të rinisë në politikë, figurë kjo e cila ndodhej në ballë të çdo organizimi, proteste, apo aktiviteti për të senzibilizuar dhe mbrojtur të drejtat kolektive të shqiptarëve.

Ai, u bë edhe figurë e pandashme e mozaikut të PVD-së, duke u angazhuar gjithnjë që e përgjithshmja të vendoset mbi personalen dhe që e padrejta të mos përmbysë asnjëherë të drejtën.

Këtë, ai dhe shokët e tij, e dëshmuan edhe në fazën e vështirë nëpër të cilën kalonte PVD në Bujanoc. Vitet e opozitës ndikuan në rritjen e pjekurisë, qëndresës dhe vendosmërisë së tij. Ai ishte bartësi i gjithë barrës së opozitarizmit të PVD-së.

Të rinjtë e PVD-së dhe Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafën e njohën nëpër protesta. Për librin, për Falmurin. Në ballafaqim. Modest. i cështjes. Ai nuk ishte vetëm djalë i ri në moshë. Nuk është vetëm studiues i dy fakulteteve. Vetëm djalë i edukuar dhe lexuar. Ragmia ishte rezistuesi. i angazhuari. i vendosuri.

Sic është sot. Aktivist. Frymëzues. Motivues. Bindës. Përbashkuesi ynë. i besimit që ne mundemi! Që ne do të fitojmë! Librin, Lirinë, Flamurin!

Dhe sot, PVD dhe unë përsëri, po synojmë të fitojmë betejën e radhës. Betejë që ka të bëjë për të mirën e gjithë shqiptarëve pa dallim.

Kësaj here, Ragmi Mustafa nuk është vetëm njëri prej pjesmarrësve në këtë betejë, por është i pari i vendosur në krye të kësaj beteje, duke i prirë listës me njerëz profesional dhe të dëshmuar.
Për mua Ragmi Mustafa është më i miri në listën e më të mirëve.

Më duhet të pranoj. Jam krenarë kur po shoh se si partia të cilën unë e përfaqësoj dhe udhëheq, po garon me kuadrot e prodhuara nga vetë shkolla politike e saj. Shkolla e qëndresës dhe rezistencës së matur politike e trasuar për 28 vjet me radhë. Shkolla e cila aktivistët e rinjë të asaj kohe, i ka shndrruar në gjeneratën politike që po përfaqësojnë PVD-në në të gjitha forumet e partisë sot.

Dhe kur të gjithë ne #Bashkë po angazhohemi që PVD-në ta rikthejmë në forcën kryesore politike në Luginë të Preshevës, angazhimin për avancimin e të drejtave të shqiptarëve e kemi në synimin dhe qëllimin tonë kryesorë.

Ne bashkë, sot, po fillojmë betejën e radhës politike për më shumë të drejta në arsim, në kulturë, në informim, përdorim zyrtar të gjuhës dhe përdorim të flamurit.

Nga sot. Pa u ndalur fillojmë betëjnë #Bashkë për Flamurin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.