Liverpool ka shënuar fitore të lehtë 4:0 ndaj Crvena Zvezdas, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Pas një pasimi të bukur të Xherdan Shaqirit, Robertson asistoi te Roberto Firmino, që solli golin e parë të ndeshjes.

I jashtëzakonshmi Shaqiri dha asist prefekt për Mohamed Salah, që dyfishoi shifrat në pjesën e parë.

Penalltia e fituar nga Mane në pjesën e dytë, u shëndrrua në gol nga egjiptiani, i cili shënoi golin e 50-të personal prej që është transferuar tek ‘Të Kuqtë’.

Sadio Mane humbi një penallti në minutën e 77′, por pas tre minutave ai realizoi gol për shifrat përfundimtare 4:0.

Liverpool gjenden në vendin e parë me gjashtë pikë, teksa ekipi serb mbetet në pozitën e fundit me një pikë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.