Shkruan: Ragmi Mustafa, kandidat për kryetar i KNSH nga radhët e PVD-së
Këshilli Kombëtar Shqiptar është institucion i vetëm në Serbi që përfaqëson ekskluzivisht shqiptarët. Vullnetin e tyre. Aspiratat e tyre. Bashkë.

Dhe vullneti dhe aspiratat e shqiptarëve janë të njohura. Të shprehura. Kolektivisht. Bashkë.

Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk është organ teknik dhe juridik, por politik. Lugina e Preshevës nuk është vetëm çështje ligjore dhe kushtetuese e Serbisë. Ajo është sidomos pjesë përbërëse e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. E marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe serbëve. Bashkë.

Vendin e ka sot në Bruksel. Bashkë.

Në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Midis shqiptarëve dhe serbëve. Në përputhje me vullnetin dhe aspiratat kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Bashkë.

Dhe në Bruksel do të jetë! Bashkë.

Për ta garantuar paqen midis popujve, zhvillimin socioekonomik, të drejtat barazitare dhe perspektivën e përbashkët. Bashkë.

Në Bruksel, gjithsesi! Bashkë.

Në mandatin tonë si drejtues të Këshillit Kombëtar Shqiptar. #Bashkë #3

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.