Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Gjirokastër.

Mësohet se i vrarë, gjatë ditës së sotme, ka mbetur një person.

Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në fshatin Bularat ku shtetasi 35-vjeçar Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri në ajër e më pas mbi Policinë.

Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij, ku në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat, Kostandinos Kaçifa është lokalizuar nga forcat speciale.

Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policisë, por ka hapur zjarr me armë duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët.

Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçifa.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor ku vijojnë veprimet e tjera, nën drejtimin e Prokurorisë.

Policia thotë se 35-vjeçari Kaçifa është nga Bularati i Gjirokastrës, por kohët e fundit jetonte në Athinë dhe prej disa ditësh ishte kthyer në vendlindje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahren Sie mehr darüber, wie Ihre Kommentardaten verarbeitet werden .